Po zgjërohemi!

Për shkak të rritjes së vëllimit të punës, 4M Group është në kërkim të:

 

ARKITEKT/E SENIOR/E – MENAXHUES/E PROJEKTESH (Bazuar në Prishtinë)

 

Kandidati/ja i/e suksesshëm/me duhet të ketë aftësi të forta dhe të vërtetueshme projektuese/dizajnuese me theks të veçantë në projektim teknik, të jetë person i/e organizuar dhe bashkëpunues/e në ekip, me aftësi për punë të mirë nën presion, me njohuri të thellë në rregullativat ndërtimore në vend dhe me përvojë të dokumentuar në administrim të kontratave dhe punës në punishte. Vijnë në shprehje edhe kandidatët me përvojë të ngjashme të fituar jashtë Kosovës.

 

  

 

 

 

 

 

 

 

Roli dhe Përgjegjësitë

Përgjegjësitë bazë do të përfshijnë:

·         Udhëheqje projektesh nga fillimi deri në përfundim, me theks të veçantë në fazat teknike sipas RIBA fazave të punës 4-6;

·         Menaxhimi dhe koordinimi i ekipit të projektit brenda zyrës dhe bashkëpunëtorëve të jashtëm;

·         Planifikim të projektit, parashikim dhe koordinim resursesh të projektit dhe rrjedhjes së procesit;

·         Ofrim i njohurisë teknike nëpër projekte të shumëllojshme në të gjitha fazat e RIBA-s;

·         Përgatitje dhe koordinim i dokumentacionit teknik, dorëzim për leje ndërtimore dhe dokumentacion tenderues e kontraktues;

·         Ndërlidhje e ngushtë me klientë, duke siguruar realizim në kohë, brenda buxhetit dhe standardet e kualitetit;

·         Këshillim teknik në punishte për klientë dhe/ose punëkryes.

 

Aftësitë dhe përvoja e kërkuar

·         Titull Master në Arkitekturë;

·         Përvojë të rrjedhshme në ARCHICAD dhe përvojë themelore në AutoCAD;

·         Aftësi të vërtetuar në hulumtime produktesh, detajim teknik dhe shkrim specifikacionit teknik;

·         Administrim kontratash;

·         Evidencë të përvojës pas diplomimit në studio profesionale;

·         Përvojë në punë direkte me design & build kontraktorë do të ishte e pëlqyer;

 

Kompensimi dhe benefitet

·         Pagë atraktive, varësisht nga përvoja

·         Mundësi udhëtimi jashtë vendi tek zyrat dhe projektet tona tjera.

 

Ju lutemi dorëzoni aplikimin në: [email protected]

Për intervistë kontaktohen vetëm më të suksesshmit!

 

Copyright © 2013. 4M GROUP
4M GROUP is trading name of 4MA LIMITED registered in England and Wales No. 6549590 VAT No. 988268253.
All content on this site is owned by 4M Group or licensed to us by our registered users and other licensees. You may not copy or use any part of this site without prior written permission.